Jahti i Ronaldo-s kontrollohet nga agjentët special (Foto)
Cristiano Ronaldo është duke i shijuar pushimet në Ibiza.
Sipas disa raportimeve jahti lukzsos i Ronaldos është kontrolluar nga agjentet special të cilit ishin të armatosur.

Superylli i Real Madrid-it ishte në restaurant me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, gjatë kohës kur ishte duke u kryer kontrollimi.
Sipas Hola.com, agjentët dëshironin të kontrollonin dokumentat e personave që ishin në jaht, shkruan “The Sun”, transmeton Periskopi.
Kontrollimi zgjati rreth një orë e gjysmë dhe ishte incizuar nga njëri prej agjentëve.

Një mik i Ronaldo gjatë kontrollimit ishte shfaqur i brengosur por agjentët në fund u larguan nga jahti duke buzëqeshur.
Ronaldo e kishte marrë me shumë qetësi këtë çështje dhe dukej i relaksuar. /Periskopi/



