Jakup Krasniqi shkruan një poezi të shkurtër por të thellë për situatën aktuale politike
Nënkryetari i Nismës, dhe ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi njihet për vargjet që i thur. Kësaj radhe ai ka marrë mundin të shkruaj një poezi, për të cilën thotë se përmban fjalë të shkurta për ata që nuk lexojnë gjatë. Por për kë e ka fjalën?
Vlerësojeni vetë dhe lexojeni poezinë e tij të thellë.
Ja poezia:
Të thëna shkurt, për ata që s’lexojnë gjatë!
JO TË TJERA DUHET TË PRISNI
Ka JO dhe PO
Që kurrizfortët kërkojnë
Ka PO dhe JO
Që plastelinëbutet gjurmojnë!
Ju zgjidhni vet
Ke doni e meritoni
Që t’ju përfaqësoi
Në rrugën e shtet-ndërtimit!
JO-ja
E thënë shqip
Gjenocidit dhe armikut
Kurrë s’i thuhet mikut!
PO-ja
Që i thuhet mikut
Asnjëherë
S’i thuhet armikut!
Kurriz butët
Kurrë se dinë
Kur thuhet njëra
E kur thuhet tjetra!
JO të tjera
Presin të dëgjojnë armiqtë!
Ja edhe postimi në Facebook:




