Jakup Krasniqi:Deputetët e ministrat e PDK-së, të gjitha pozitat qё i kanë, i kanë me vjedhje

Jakup Krasniqi:Deputetët e ministrat e PDK-së, të gjitha pozitat qё i kanë, i kanë me vjedhje

“PARTISЁ “DEMOKRATIKE” MOS IA ZINI PЁR TE MADHE – ATA DEMOKRACIA I VRET

Nipi i tha gjyshes: “Mos e ha mishin, se ne vegsh ka gjarpër e te helmon”. Gjyshja që ishte mësuar me e ngrenë mishin ne vegsh ia kthej: “Ves edhe pse vdes ndashtё”.

Kështu janë edhe deputetët e ministrat e PDK-së, të gjitha pozitat qё i kanë, i kanë me vjedhje ose servilizmin e pa kurrizorëve, të cilët dje, nё orët e mbrëmjes e kishin pushtuar Komoranin. Na detyruan qё t’i vizitonim edhe ne!, me ftesen e aktivisteve. Ata këto ditë si hiena u ishin lëshuar fshatrave te Drenasit, ku nuk ju munguan premtimet e të gjitha ngjyrave, kёrcёnimet për vendet e punës, por nuk po heqin dorë as nga vesi i vjetër i blerjes se votave.

Nuk ka dyshim, këto veprime tani më nuk po i dёshirojnё as qytetarët e Drenasit, të cilët ua kanë kthyer shpinën këtyre veprimeve primitive mbase dhe kriminale.

Një gjë mbetet e saktë. Këta njerëz, kurren e kurres nuk mund ta pranojnë vullnetin e lirë te qytetarëve. Nuk mund të pranojnë zgjedhje të lira e demokratike. Ata punojnë për të prishur çdo rregullsi në zgjedhje!

Qytetarët e Drenasit kanë vendosur ta kthejnë demokracinë edhe nё Drenas!

Ndonëse kundërshtarë të demokracisë kanë: deputetë e qeveritarë dhe persona të tjerë te “sigurisë”. Gjithë zhvatësit e pushtetit e të parasë publike!
Ketë e pash dje me sytë e mi! E shumë cka u raportua sot nga mediet!”,ka shkruar ai.

Shpërndaje në: