“Jam e re dhe e bukur” Si u zbulua në aeroport 20 vjeçarja shqiptare që ishte prostitute
Por, policia nuk ka rënë në kurth, raportojnë sot mediat në Itali. “E reja, 20 vjeçe dhe e pashme, tha se ishte i dashuri, edhe ai shqiptar, personi që do ta priste”, njofton policia.
Por, efektivët e policisë, pasi panë se “i dashuri” që pretendonte vajza u largua pasi vuri re pikërisht agjentët, vendosën të kryenin kontrolle të mëtejshme.
U zbuluar se e reja shqiptare nuk kishte me vete as para dhe as kishte bërë ndonjë prenotim në ndonjë hotel apo strukturë të qytetit.
Këto rrethana, shpjegon policia, provojnë dyshimet e efektivëve se gruaja kishte ardhur në Itali jo për arsye sentimentale, por dyshohet se qëllimet e ardhjes së saj lidhen me prostitucionin.
Për këto motive, efektivët bën të mundur që vajza të kthehej sërish në Tiranë, me fluturimin e radhës.



