“Jam i nderuar me interesimin e Milanit”

“Jam i nderuar me interesimin e Milanit”

Radamel Falcao ka thënë se është i nderuar që një klub si Milani është i interesuar për shërbimet e tij

Sulmuesi i Monacos është opsion i Milanit për edicionin e ardhshëm pasi Kalinic dhe Silva dështuan në sezonin që shkoi, shkruan Periskopi.

“Kam lexuar dhe kam dëgjuar për interesimin e Milanit, është një nder për mua që një klub si Milan ka shfaqur interesim,” ka thënë Falcao.

“E përcjelli futbollin italian dhe e di se Milan është klubi i dytë në botë sa i përket trofeve të Champions League.

“Mua më pëlqen Italia dhe futbolli italian,” përfundoi ‘El Tigre’. /Periskopi/
Related image

Shpërndaje në: