“Jam luan me pesë krena” – Bahtiri nis vitin me një deklaratë kontraverze
Agim Bahtiri ka folur për fitorën e tij në Komunën e Mitrovicës, teksa ka dhënë një deklaratë kontraverze.
I ftuar në Klan Kosova, Bahtiri deklaroi se përkundër se të gjithë u bënë bashkë, ai fitoi, sepse është luan me pesë krena.
“Kam kërku rinumërim sepse e kam ditur që kam fituar edhe më thellë. Është qu krejt Kosova në këmbë për të më mundur mua, por nuk kan mundur sepse unë jam luan me pesë krena”, ka thënë Bahtiri.



