“Jam nga Kosova, do të mbroj ngjyrat ku ka lindur babai dhe familja ime”

“Jam nga Kosova, do të mbroj ngjyrat ku ka lindur babai dhe familja ime”

Ardian Ismaili është padyshim një futbollist i talentauar. Ai luan për Hajdukun e Splitit. Futbollisti nga Kosova është vetëm 21 vjeç. Panucci e ka kërkuar dikur për ta afruar në kombëtare.

Në një intervistë, futbollisti ka saktësuar se ai do të mbrojë gjithmonë ngjyrat e Kosovës. “Unë kam lindur në Kosovë, jam nga Kosova dhe gjithmonë do të mbroj ngjyrat ku ka lindur babai dhe familja ime. Debutimi ndaj Shqipërisë ishte jashtëzakonisht i mirë dhe për këtë më duhet të falënderoj trajnerin që më besoi dhe shokët e skuadrës që më motivuan.

Fitoren ndaj Shqipërisë e kam pritur, por jo me këtë rezultat dhe dominim. Harmonia në skuadër është shumë e mirë dhe kjo shihet edhe në fushë. Nëse është nevoja për të mbrojtur U-21 e Kosovvës, unë shkoj menjëherë edhe atje”. Duke dhënë një shëmbull të mirë, se ai është i gatshëm edhe për te ekipi i Shpresave.

Shpërndaje në: