“Jam shumë i lumtur që ai zgjati kontratën dhe shpresoj që tani nuk do ta kërkojë Real Madridi”
Olivier Bierhoff është i lumtur që Joachim Loë ka zgjatur kontratën me Gjermanin para dy jave
Zinedine Zidane sot konfirmoi largimin nga Reali, ndërsa në të kaluarën Joachim Low kishte oferta për t’u bërë trajner i klubit spanjoll, shkruan periskopi.
Low nënshkroi kontratë të re me Gjermaninën vetëm dy javë më parë të vlefshme deri më 2022.
“Epo, është pak e habitshme, por kur e keni parë atë në finalen e Ligës së Kampionëve, ai ishte me të vërtetë i relaksuar dhe keni pasur ndjenjën se ai vërtet dëshironte të shijonte gjithçka”, tha Bierhoff për Zidane.
“Unë nuk e di se çfarë alternativa kanë. Unë vetëm jam i kënaqur që Jogi Low vazhdoi kontartën- kjo është shumë e mirë,”. /Periskopi/




