James Arthur: Rita Ora më braktisi edhe pse më donte
“Unë dhe Rita po dilnim me njëri-tjetrin për disa muaj. Përnjëherë ndaluam së kontaktuari”.
“Ndoshta ishte keq për imazhin e saj që ta shihnin me mua. Unë isha pak i hidhëruar rreth kësaj, sepse ajo më kishte thënë se ka ndjenja për mua”, ka tregua James për Evening Standard.
28-vjeçari ishte lidhur me krijuesen e hitit “Hot Right Noë” në vitin 2013, një vit pasi e fitoi spektaklin për talentë, “X Factor”.
Ndryshe, Arthur është një këngëtar britanik , i cili pasi e fitoi shoun për talentë, debutoi me këngën “Impossible” që u pëlqye shumë në Britani të Madhe. /Telegrafi/



