James injoroi keq Zidanen pas El Clasicos

James injoroi keq Zidanen pas El Clasicos

Në “El Clasicon” e së shtunës, lojtari që u ble për 80 milionë euro nuk u aktivizua fare, teksa edhe të rinjtë si Mariano Diaz dhe Marco Asensio ishin zgjedhjet e para e Zinedine Zidane, madje në një ndeshje të madhe siç është “El Clasico”.

James nuk ka folur për media për situatën e krijuar, por ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Zidanit vetëm me veprime. Lojtari nuk u kthye në shtëpi pas “El Clasicos”.

Sipas Marca, 25 vjeçari shkoi në qendrën stërvitore në Valdebebas për t’u stërvitur në palestër.

Situata e James nuk është aspak e mirë. Përderisa nuk kishte minuta në “El Clasico” dhe para tij u inkuadruan lojtarë të rinj si Mariano e Asensio, atëherë zgjidhja e vetme duket se është largimi nga “Santiago Bernabeu”.

Shpërndaje në: