James injoron Zidanen në festën pas përfundimit të ndeshjes (Video)

James injoron Zidanen në festën pas përfundimit të ndeshjes (Video)

Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve për herë të 12-të në histori të klubit pasi e mposhti Juventusin me rezultat bindës 1 me 4.

Para fillimit të takimit Zidane kishte bërë publike listën e tij prej 18 lojtarëve që ishin të gatshëm për lojë por në atë listë mungoi emri i yllit kolumbian James Rodriguez.

Gjatë tërë sezonit James kishte polemika me Zidane për shkak të minutazhës së tij të vogël në fushë dhe kështu ai do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo tregohet edhe më së miri me injorimin që James ia bëri Zidanes në festën pas ndeshjes në fushë.

Por, tekniku francez u tregua më i butë dhe e ftoi për një përqafim, edhe pse me pak emocione. /Periskopi/

https://youtu.be/-SdjFLMF5_E

 

 

Shpërndaje në: