James: Nuk dua hakmarrje, por dua finalen me Bayernin

James: Nuk dua hakmarrje, por dua finalen me Bayernin

James Rodriguez rikthehet për të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’ por kësaj radhe si kundërshtar

Real Madrid takohet me Bayern Munich sonte me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Champions Legaue, derisa kjo ndeshje do të jetë interesante për yllin kolumbian, transmeton Periskopi.

“Ëshhtë mirë që të rikthehem në Bernabeu pas një viti,” ka thënë James në konferencen për shtyp.

“Ishte shtëpia ime dhe unë kam përjetuar shumë gjëra këtu.

“Unë nuk dua që t’i dëshmoj askujt asgjë, dhe nuk dua hakmarrje, ajo që dua unë është që të shkojmë në finale të Champions League.

“Nuk do të festoj nëse shënoj pasi Reali më ka trajtuar shumë mirë,”./Periskopi/

Shpërndaje në: