Janari i ‘fryrë” me fatura të rrymës, qytetarët me plot ankesa
Gjatë ditës së sotme, në KlanKosova janë pranuar shumë telefonata për faturat e energjisë elektrike në janar.
Qytetarët bëjnë krahasime me faturat e muajve të kaluar dhe pretendojnë se ka dallime shumë të mëdha.
Shumica theksojnë se kanë përdorur të njëjtin kapacitet energjie, ndërsa një qytetar shton se gjatë janarit ka përdorur më pak klimë për ta kursyer energjinë, por rezultati ishte krejtësisht ndryshe.
Ndërkaq një pensionere ankohet se rritja e pensionit është shndërruar në rritje të çmimit të faturës.
Se çmimi i faturave është shumë i lartë, ka reaguar edhe një qytetare tjetër, e cila ka thënë se krejt duhet të dalin në protestë, sepse këto çmime janë të papërballueshme.
Shikoni videot e mëposhtme për detaje:






