Janet Jackson shtatzënë, pret fëmijën e parë në moshën 50 vjeçare
Këngëtarja 50-vjeçare, 6-muaj më parë bëri të ditur për fansat se do ta linte përgjysmë turin koncertor për të pasur ‘një familje të vërtetë’ me bashkëshortin e saj, Wissam Al Mana.
Pak kohë më vonë është fotografuar me barkun e rritur, por asnjëherë, deri tani, nuk kishte bërë ndonjë koment për këtë.
“Falenderojmë Zotin për bekimin tonë”, ka thënë së fundmi për revistën ‘People’, këngëtarja, transmeton Shqip.
Motra e yllit të popit, Michael Jackson u martua me biznesmenin nga Katari në vitin 2012.




