Januzaj ende po pret për të dashurën, por uron Shën Valentinin

Januzaj ende po pret për të dashurën, por uron Shën Valentinin

Adnan Januzaj ka lëshuar sinjale për të gjitha vajzat beqare

Anësori shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka uruar ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duket se Januzaj ende s’ka të dashur, të paktën kështu lë të kuptohet përmes postimit që ka bërë në Instastory dhe ka dhënë dritën e gjelbër për të gjitha ato që e simpatizojnë shqiptarin.

“Urime ditën e Shën Valentinit, ende duke pritur…”, ka shkruar Januzaj.

Januzaj ka bërë 18 ndeshje deri më tani për Sociedadin në të gjitha garat, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 3 asistime.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/adnan-januzaj-e-uron-keshtu-shen-valentinin-cka-eshte-duke-pritur-futbollisti-kosovar-626809/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në: