Januzaj gjen kohë edhe për video-lojëra
Adnan Januzaj i ka postuar disa fotografi dhe video në rrjetet sociale, ku shihet duke luajtur me video-lojëra
Adnan Januzaj duket të jetë i apasionuar pas video-lojërave, shkruan Periskopi.

Dhe, futbollisti kosovar i ka postuar disa fotografi de video në rrjetet sociale, ku shihet duke luajtur dhe duke i paralajmëruar tifozët se mund të luajnë me të online me këto video-lojëra.
Ajo që bie në sy është se ai ka një “Joystick” personal, ku shkruan “Januzaj”.
Edhe pse pritej të postonte video duke luajtur video-lojëra të futbollit, në këtë video futbollisti kosovar shihet duke e luajtur një video-lojë që quhet ‘Fortnite’./Periskopi/



