“Januzaj ka kualitetin për t’ia fituar Championsin Unitedit”
Nicky Butt, trajneri i akademisë së Manchester Unitedit, mendon Adnan Januzaj ka kualitetin që të fitojë tituj të Ligës së Kampionëve me klubin.
Adnan Januzaj shkëlqeu në Manchester United nën urdhërata e menaxherit David Moyes, por nën drejtimin e Louis van Gaalit dhe Jose Mourinhos, ai u huazua te Dortmundi, respektivisht te Sunderlandi.
Në fillim të këtij sezoni Unitedi shiti ose huazoi një numër të lojtarëve të akademisë, por Butt ka thënë se Januzaj mund të ketë ndikim të madh tek Unitedi pasi të përfundojë huazimin nga Sunderlandi.
“Ata janë djelmosha të mirë dhe do të kenë jetë të mirë, shtëpi të mira, por nuk ishin në nivelin e Unitedit”, ka thënë Butt për The Times.
“Nuk do të shqetësohesha, të themi, nëse Adnan Januzaj do të shkonte për t’u mos kthyer më. Ai është në nivel për të luajtur me Unitedin dhe të fitojë titullin e ligës dhe Ligën e Kampionëve. Ndoshta nuk ka qenë shumë i përkushtuar në punë. Në këtë rast shumë shpejtë e shumë herët. Tani është milioner”, ka theksuar ai.



