Januzaj në ‘ethe’, Mourinho merr vendim për të (Foto)
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thotë se ka marr vendimin për të ardhmen e Adnan Januzaj.
Reprezentuesi belg, Adnan Januzaj është i huazuar nga Manchester United në Sunderland deri në fund të këtij sezoni.
Januzaj ka kontratë me ‘djajtë e kuq’ deri në verën e vitit 2018.
‘Unë kam vendosur por nuk do të ju tregoj’ tha Mourinho në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Sunderlandit në këtë vikend, raporton BBC Sport, transmeton Periskopi.
Ai ka shënuar pesë gola në 63 paraqitje për United.
Januzaj ishte i huazuar edhe në Dortmund për katër muaj në sezonin e kaluar, por zhvilloi vetëm 12 ndeshje me ‘verdhzinjët’. Ai ishte rikthyer në OldTrafford për pjesën e mbetur të sezonit.
Vlen të theksohet se Janzuaj kishte kërkuar të largohej nga United përgjithmonë në gushtin e vitit të kaluar. /Periskopi/




