Japonia merr mësim nga shqiptarët: Shihni se si e pastruan zhveshtoren pas humbjes (Foto)
Japonia u mposht në finalen e Kupës së Azisë nga Katari, me rezultat 3-1.
Pavarësisht kësaj, lojtarët japonez kanë bërë një veprim tejet të mrekullueshëm, raporton Periskopi.
Pas përfundimit të ndeshjes, ata kanë pastruar të gjithë dhomën e zhveshjes dhe e kanë shkruar fjalën ‘faleminderit’ në tre gjuhë: arabe, japoneze dhe angleze.

Ndryshe, Japonia ishte shembull edhe gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në Rusi vitin e kaluar.
Përveç futbollistëve, në Rusi edhe tifozët japonez pastronin të gjithë rrëmujën që e shkaktonin gjatë ndeshjes. /Periskopi/



