Jashtëtoksori Messi bëhet mbret i El Clasicos (Foto)
Lionel Messi edhe njëherë tregon se është futbollisti më i mirë në botë me dopietën e tij në El Clasico.
Sulmuesi argjentinas me këto dy gola ka rritur numrin e golave në El Clasico, tashmë ka arritur në shifrën prej 23 golash, transmeton Periskopi.
Pas Messit renditen tri legjendat e Real Madridit, Di Stefano me 18 gola, Ronaldo me 16 dhe Raul me 15.
Messi po ashtu ka arritur edhe shifrën e 500 golav në karrierën e tij. /Periskopi/





