Java e ‘nxehtë’ e futbollit shqiptar
Kampionatet shqiptare kanë prodhuar gjithmonë emocione, pavarësisht kushteve në të cilat është gjendur, si në ato ekonomike dhe sociale.
Superliga e Shqipërisë do nisë me një ndeshje tejet interesante të premten. KF Tirana luan derbin lokal kundër Partizanit, me fillim nga ora 19:45.
Ndërkohë, edhe më interesante pritet të jetë Ipko Superliga e Kosovës me dy ndeshje derbi.
Drita luan derbin ndaj Gjilanit, kurse Prishtina pret rivalin nga po i njëjti qytet, Flamurtarin. Dita e ndeshjeve të Superligës së Kosovës do caktohen më së largu të mërkurën.
Kjo javë po konsiderohet si java e derbit lokal./Periskopi



