Javën e kaluar kurdisën ndeshjen në kampionat, ja rezultati i ndeshjes së sotme
Takimi i kthimit në Kupën e Shqipërisë jo vetëm dekretoi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, por edhe me rezultatin e trumbetuar gjatë në rrjetet sociale nga tifozët bardheblu, 0-0.
Në një ndeshje që u luajt me ekipet rezervë, sigurisht që spektakli që u afrua ishte ai që prisnin të gjithë, dy skuadra që shkonin deri pranë zonës kundërshtare, por që rrallëherë gjuanin në portë.
Më saktësisht, gjuajtjet në kuadrat ishin vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, triumfoi jo frika për të pësuar, por frika për të shënuar.



