Javën e kaluar Policia në rajonin e Ferizajt arrestoi 10 persona të kërkuar nga gjykata
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar janë raportuar 12 raste të vjedhjeve.
“Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur, si vijon :
– 9 raste në Ferizaj
– 2 raste në Shtime
– 1 rast në Kaçanik”
Po ashtu janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj dhe Kaçanik.
Policia thotë se ka arrestuar 10 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.



