Jay-Z i pari reper që bëhet miliarder

Jay-Z i pari reper që bëhet miliarder

Reperi i famshëm, Jay-Z, ka hyrë në mesin e një numri të vogël artistësh të cilët posedojnë pasuri në vlerë 1 miliardë dollar.

Sipas revistës Forbes e gjithë pasuria e tij “në mënyrë conservative arrin vlerën e 1 miliardë dollarëve”.

Kjo e bën Jay-Z, të parin reper në botë që ka arritur ta bëj një pasuri të tillë.

Në pasurinë e tij përfshihen kompanitë që posedon, patundshmëritë, reklamat, investimet, veprat e artit, katalogët muzikore dhe paratë kesh. /Periskopi

Shpërndaje në: