Jay Z i jashtëzakonshëm, ja pse

Jay Z i jashtëzakonshëm, ja pse

Ditën e djeshme është festuar Dita e Bababllarëve në të gjithë botën dhe padyshim secili nga meshkujt që është bërë baba ka zgjedhur mënyra të ndryshme për të festuar këtë ditë.

Dikush ka dalë me miqtë, dikush ka drekuar me familjen, të tjerë kanë udhëtuar drejt bregdetit apo vendeve të tjera turistike…ama Jay Z ka preferuar të bëjë diçka tjetër.

Fillimisht, ai ka marrë çmimin prestigjoz “Songwriter Hall of Fame”, i cili iu njoh pak ditë më parë por dje i është dorëzuar zyrtarisht. Përveç kësaj, ai bashkë me bashkëshorten e tij, Beyonce kanë mirëpritur binjakët dhe e fundit dhe e rëndësishmja reperi ka ndihmuar 100 baballarë të lirohen nga burgu.

Jay Z ka ndihmuar organizatat “Southerners on New Ground” dhe “Color of Change” duke dhuruar para, që shkojnë për të paguar lirimin e të burgosurve, të cilëve u është vërtetuar pafajësia.

Shpërndaje në: