JD Vance arrin në Pakistan për negociatat me Iranin
Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance sapo ka mbërritur së bashku me delegacionin amerikan në Islamabad, i tha BBC-së një burim nga aviacioni.
Ai do të marrë pjesë në bisedimet me Iranin më vonë sot, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, shkruan BBC.
Vance dhe ekipi i tij i negociatorëve u nisën nga SHBA-të për në Pakistan dje, dhe pak para se të largohej, zëvendëspresidenti u tha gazetarëve se “mezi pret negociatat”, por paralajmëroi nëse Irani “përpiqet të na mashtrojë”, SHBA-të nuk do të jenë të hapura.



