Jehona Lushaku: Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës, çmimet po rriten – derisa, qytetarët po varfërohen

Jehona Lushaku: Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës, çmimet po rriten – derisa, qytetarët po varfërohen

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka bërë të ditur se kjo parti, me përkrahjen e deputetëve të Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendi i Kosovës lidhur me rritjen e çmimit të naftës.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka theksuar se çmimet e derivateve po rriten vazhdimisht, duke rënduar jetën e qytetarëve.

“Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen. E Qeveria? Spektatore”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

KËRKESË PËR SEANCË TË JASHTËZAKONSHME
Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahje edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës.
Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen.
E Qeveria? Spektatore.
Kërkojmë veprime të menjëhershëme.
Transparencë. Masa konkrete.
Qytetarët nuk janë bankomat i Qeverisë!

Shpërndaje në: