Jeni ish-futbollist apo njohës i futbollit? Kjo është puna e përkryer për ju
Nëse jeni ish-trajner i futbollit ose lojtar i cili ka përvojë në kujdesin ndaj fëmijëve, atëherë kjo mund të jetë puna e përsosur për ju.
Një familje me bazë në Londër aktualisht po kërkon të rekrutojë dikë që mund të ndihmojë dy djemtë e tyre të ndjekin ëndrrën për t’u bërë futbollistë profesionistë – dhe ata janë të gatshëm të paguajnë një pagë vjetore prej 75,000 funte (100 mijë euro) për ta bërë atë të ndodhë, transmeton Periskopi.
A family in London is offering $96,000 a year to someone willing to live with them and help turn their 2 sons into professional soccer players https://t.co/dgUaTGgqiL
— Business Insider (@businessinsider) January 17, 2019
Në një njoftim për punë të postuar në Childcare.co.uk, ata japin të gjitha specifikat, duke përfshirë tre “sesione dy-orëshe pas shkollës” të praktikës së futbollit dhe një kamp “intensiv” trejavësh në verë.
Shpallja për punë thotë se të dy djemtë janë jashtëzakonisht të talentuar dhe lehtësisht më të mirët në ekipet e tyre, madje edhe në moshën 8 dhe 10 vjeçare./Periskopi



