Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë performancës (Video)

Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë performancës (Video)

J.Lo ka pësuar një aksident të vogël gjatë performancës së mbrëmshme.

Këngëtarja Jennifer Lopez ka mbajtur koncertin e saj të radhës për mijëra fansa në Las Vegas.

E në koncertin e mbushur me yje të cilën kishin shkuar për të ndjekur divën, ka ndodhur edhe një gjë që jo shpesh i ndodh yllit.

JLo derisa ka performuar këngën e saj ‘Dance Again’, ka shkuar për të përshëndetur fansat e në këtë rast ajo ka rrëshqitur dhe është rrëzuar.

Por, si një profesioniste e vërtetë, Lopez është ngritur menjëherë dhe ka vazhduar peformancën sikur të mos ndodhte gjë.

Në këtë mbrëmje kanë qenë të pranishëm shumë artistë të njohur, e ndër ta edhe Dua Lipa e Selena Gomez.

 

 

Shpërndaje në: