Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën e një miliarderi në Indi

Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën e një miliarderi në Indi

Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën madhështore të një miliarderi në Indi gjatë fundjavës.

Ylli i pop-it, 56 vjeç, ndezi atmosferën me disa kostume vezulluese ndërsa këndoi dhe kërceu hitet e saj më të mëdha, si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right.”

Gjatë ceremonisë, Lopez mahniti me një kostum të kulturës hindu, përpara se të vishej me një ‘bodysuit’ të zi me prerje të guximshme për të nisur performancën e saj muzikore.

Për kostumin e dytë, këngëtarja u vesh me një ansambël të artë që shkëlqente, së bashku me një xhaketë në të njëjtën ngjyrë. Kostumi i saj i fundit ishte një ‘bodysuit’ i zbukuruar, i kombinuar me çizme të gjata të kristalizuara.

Një video e shpërndarë në X tregonte artisten duke e mbyllur performancën e saj mbresëlënëse teksa ngriti një dolli për nusen, Netra Mantena, dhe dhëndrin, Vamsi Gadiraju, të cilët iu bashkuan asaj në skenë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Uroj që këto familje të bashkohen në këtë ditë të mrekullueshme, dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, tha Lopez duke ngritur gotën.

Netra është vajza e Rama Raju Mantena-s, një figurë e rëndësishme në industrinë farmaceutike. Ai aktualisht shërben si Kryetar dhe CEO i “Ingenus Pharmaceuticals”.

Bashkëshorti i saj, Gadiraju, është një sipërmarrës tepër i pasur në fushën e teknologjisë. Ai është bashkëthemelues dhe drejtor teknik i platformës së porosive ushqimore Superorder dhe u përfshi në listën “Forbes 30 Under 30” vitin e kaluar./Periskopi

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Policia arreston “mashtruesin” që dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nën autorizimin e…

Supergol nga Eze, Arsenali në epërsi ndaj Leverkusen

Arsenal ka kaluar në epërsi ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions…

Dyshohet se përvetësuan 12.500 pako cigare, arrestohet një polic – suspendohen katër të tjerë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore ndaj pesë zyrtarëve…

Çfarë ndeshje – Gol për Realin dhe karton i kuq për Cityn

Real Madridi ka kaluar në epërsi në “Etihad”. Vinicius Jr ka shënuar për 1-0 ndaj…

E dhimbshme: Ky është mergimtari që humbi jetën në vendin e punes në Austri

Një rast i rëndë është shënuar sot në Vjenë të Austrisë. Mërgimtari nga fshati Klinë…

Tragjedia në Vjenë: 4 punëtorë nga Kosova humbin jetën në kantier ndërtimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të…

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se tani BE duhet ta nxjerrë nga sirtari aplikimin…

Hamza: Heqja e masave të BE-së e vonuar, qytetarët nuk duhet të ndëshkoheshin për papërgjegjësinë e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, vlerësoi vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen…