“Jep dorëheqje e mos na merr në qafë”- Komentuesit e “çmontojnë” me komente Lumir Abdixhikun

“Jep dorëheqje e mos na merr në qafë”- Komentuesit e “çmontojnë” me komente Lumir Abdixhikun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media, foli pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Periskopi.

Derisa përkarahësit e kësaj partie e kanë ‘masakruar në komente’ tek video nga kjo konferencë.

“Rezultat pa prit po thot!  Cka ka menu ky”

“Jep dorheqje”

“Definitiv ja nguli ldk dhe prap nuk jep dorheqje tan fushatën me perparim ramën fushat ka ba dhe u ngul edhe ne prishtin’’

“Shko ne shtepi”

“Duhet me dhan Dorheqje! Jo me mbledh kuvendin e partis!”

“Keq na keni deshpru dorheqje menjeher ti abdigjik”

 

Janë vetëm disa nga komentet që qytetarët kanë adresuar ndaj tij.

Abdixhiku në këtë konferencë paralajmëroi mbledhje me Këshillin e Përgjithshëm.

“Nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kemi ndërtuar program serioz dhe modern, dhe bëmë fushatë dinjitoze dhe të përgjegjshme. Por ky është verdikti qytetar, dhe para këtij verditkti përulemi të gjithë. LDK-ja ka nevojë të rinovohet më shumë, duke marr përgjegjësinë që më takon do të thërrasë Kuvendin e kësaj partie dhe do t’i shpalosi të gjitha çështjet”, deklaroi ai.

Aktualisht, sipas rezultateve në KQZ, LDK ka 13.77 %.

Ndryshe KQZ ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo 421,129 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 21.18%, apo 179,158 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5,74% apo 48,551 vota./PERISKOPI/

Shpërndaje në: