Jep dorëheqje trajneri i mirënjohur kosovar
Nga burime të sigurta të Kohavisionit, Sejdiu ka dhënë dorëheqje menjëherë pas ndeshjes me Trepçën ’89, të cilën ndeshje Besa e humbi në çastet e fundit 2-3. Vendimin ai ua ka komunikuar futbollistëve dhe drejtuesve të klubit.
Sejdiu erdhi si trajner te Besa në fillim sezonit 2016-2017, dhe që nga ajo kohë ai ka udhëhequr ekipin në 21 ndeshje.
Kampion me Trepçën e Feronikelin, Sejdiu e ka kualifikuar Besën në çerekfinale të Kupës, ku skuadra pejane do të luajë këtë të mërkurë kundër Prishtinës.



