Jese Rodriguez afër kalimit tek ekipi anglez
Dy klubet janë në bisedime për huazimin e 23-vjeçarit, i cili u transferua te kampioni francez në gusht të vitit të kaluar për 21 milionë euro nga Real Madridi.
“Jese është një lojtar që kam punuar me të. E di se sa i mirë është”, ka thënë menaxheri i Boros, Aitor Karanka. “Kalimi i tij është i rëndësishëm. Shpresoj që ta bindim”.



