Jese shokon: Lojtarët e Realit nuk janë shok të mirë
Jese Rodriguez ka shprehur zhgënjimin e tij për ‘shokët’ e supozuar në Real Madrid.
25-vjeçari është produkt i shkollës së Realit, i cili bëri 98 paraqitje me ‘Galaktikët’, përcjell Periskopi.
Megjithatë, ai pësoi një lëndim të rëndë në gju por vazhdoi të luftonte për vendin e startuesit në ekip, pavarësisht konkurencës së madhe.

Në vitin 2016, spanjolli vendosi të transferohej në PSG, por ka hasur në vështirësi për të impresionuar, pasi shpenzoi edhe dy sezone në huazim te Stoke City e Las Palmas.
”Kur largohesh nga klubi, ti kupton shumë gjëra. Por kjo nuk është kritik, të gjithë mund të bëjnë atë që duan të bëjnë”.
”Mendova se kisha miq në dhomën e zhveshjes së Realit dhe isha gabim. Ata nuk janë më miq, sepse nuk iu përgjigjën mesazheve të mia ose të më pyesin se si jam”, tha ai për AS. /Periskopi



