Jesus fiton ‘Topin e Artë’ në Brazil (Foto)
Sulmuesi i talentuar brazilian, i cili nga janari pritet t’i mbroj ngjyrat e skuadrës angleze, Manchester Cityt, sot ka fituar çmimin më të madh individual në Brazil, si lojtari i vitit, përcjell Telegrafi.
Suksesi i sulmuesit 19-vjeçar erdhi pasi ka udhëhequr skuadrën e Palmerias të fitoj titullin në kampionatin brazilian, Serie A.

Jesus kontribuoi me 12 gola për skuadrën e tij, me të cilën është përshëndetur si është më së miri, teksa u zgjodh edhe sulmuesi më i mirë, duke mposhtur Robinho.
Me fitimin e këtij çmimi, Jusus iu bashkua elitës së futbollistëve brazilian që e kanë fituar ‘Topin e Artë’ në Brazil, si Romario, Ronaldinho, Neymar, Pele dhe Zico.



