Jeta e Kendall Jenner një telenovelë dramatike

Jeta e Kendall Jenner një telenovelë dramatike

Turbulenca në lidhje me romancën e re të Kendall Jenner.

Nëse dje ne kemi shkruar që modelja kishte filluar një lidhje me Ben Simmons, lojtarin e NBA qe disa javë, sot është paraqitur një person i tretë në këtë lidhje.

Nuk po i referohemi asaj që ai po takohet me një person të ri në jetën e tij.

Në fakt,  kjo situatë po bëhet shumë interesante.

Siç duket, ylli i basketbollit ka filluar daljet me Kendall kur ende ishte me ishte në lidhje me tani ish të dashurën, këngëtaren, Tinashe.

Vëllau i kësaj të fundit, kur kishte kuptuar që ish kunati i tij kishte filluar një lidhje me Jenner, ka publikuar një tweet ku kishte treguar qartazi  mendimin e tij për këtë romancë.

Sipas këtij postimi, vëllau i Tinashe kishte thënë se lojtari i NBA e kishte tradhtuar motrën e tij me Kendal.

Shpërndaje në: