Luksi i shfrenuar i adoleshentëve shqiptarë – Para, alkool e vetura të shtrenjta (Foto/Video)
Shumica prej nesh e ndiejnë për të kursyer gjatë muajit janar, por për adoleshentët shqiptarë nuk ndodh një gjë e tillë, ata po e përbëjnë një elitë të re të të pasurve të Shqipërisë.
Fotografitë e paraqitura në “The Rich Kids of Albania” në Instagram janë të mjaftueshme për ta rregulluar një drekë serioze.
Adoleshentët shqiptarë gjejnë mënyrat krijuese për të nxjerrë në pah paratë e tyre; nga vaskat me plot para e deri te super-makinat e tyre, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Imazhe të tjera tërheqëse përfshijnë një grua e zhveshur pothuajse totalisht duke u paraqitur para Mercedesit të saj së bashku me një tigër.
Këta individë në mënyrë të qartë nuk kanë asnjë shqetësim për paratë e tyre.
Disa nga komentuesit kanë shkruar në lidhje me luksin e shqiptarëve të paraqitura përmes fotove. “Thirreni Shtëpinë e Bardhë!!! Ne i kemi gjetur njerëzit që i dëshiron Trumpi,” kishte shkruar njëri prej komentuesve.
Ka pasur edhe komentime të tilla si: “Paratë e drogës”, “Oh shikoni adoleshentët mafioz.”/Periskopi/




















