Jeta në mes kriminelit dhe yllit të futbollit
Ylli i Tottenhamit, Lucas Moura, ka zbuluar se ai ka arritur të shpëtojë nga jeta e kriminelëve si fëmijë në Brazil.
Pas ardhjes së Neymar dhe Mbappe, Moura u largua nga PSG-ja verën e kaluar për t’u bashkuar me Tottenhamin, për 25 milionë funte.
Për “London Evening”, braziliani tha: “Ka pasur banda, armë, drogë! U arratisa nga një jetë kriminale, disa nga miqtë e mi e kanë zgjedhur atë jetë dhe janë në burg”.
“Kam luajtur shumë futboll në rrugë dhe kam zgjedhur një mënyrë tjetër, unë duhet t’i falënderoj prindërit e mi, dëshiroja një jetë tjetër, doja të kuptoja ëndrrën time dhe ata më arsimuan në mënyrën e duhur, duke më larguar nga rruga”.
“Pasi fitova shumë trofe në Francë, mendoj se ardhja këtu ishte zgjedhja e duhur. Ndryshimi mes Londrës dhe qyteteve të Brazilit është si nata me ditën. Këtu janë të gjithë të lumtur, me të ardhme dhe krimi është shumë i ulët. Në Brazil, është tjetër gjë…”,- u shpreh Moura.



