Jeta private e Lionel Messi, si e njohu gruan e tij në moshën 5 vjeçare (Foto)
Lionel Messi nuk e ka nisur edhe aq mirë Kupën e Botës por sonte ka një lojë mjaft interesante. Atë me Kroacinë. Në njërën nga sfidat më të mëdha, atë të Kupës së Botës, ai po merr mbështetje të madhe nga familja e tij. Periskopi dje ka raportuar për deklaratën e nënës së tij, e cila tha se nuk pajtohet me kritikat që po merr Leo për shkak se ka humbur një penallti.
Por, Messi po merr mbështetje edhe nga gruaja e tij, Antonella Roccuzo dhe fëmijët e tij.
Ylli argjentinas, kishte dalë së fundmi nga një ndeshje e Barcelonës në minutën e fundit, për shkak se gruaja e tij kishte shkuar për të lindur.
Cila është jeta private e Lionel Messi?
Messi ka qenë në lidhje me Antonella Roccuzon që kur ka qenë 20 vjeçar.
Ai e ka njohur Antonellën, që kur ka pasur 5 vjeç.
Çifti janë martuar në një hotel luksoz të quajtur Hotel City Center në Rosairo në prani të 260 mysafirëve në vitin 2017. Çifti tani kanë tre djem. Djali i parë i tyre quhet Thiago dhe ka lindur në vitin 2012, më pas vjen Mateo, i lindur në vitin 2015. Më pas erdhi në jetë edhe Ciro./Periskopi/











