‘Jeto, dashuro dhe qesh’ – Eni Koçi konfirmon lidhjen me Genc Prelvukajn

‘Jeto, dashuro dhe qesh’ – Eni Koçi konfirmon lidhjen me Genc Prelvukajn

Eni Koçi ka publikuar më në fund foton e parë me Genc Prelvukaj si çift.

Në prag të Vitit të Ri, këngëtarja uroi dashuri dhe buzëqeshje përmes një fotoje ku ka pozuar me partnerin e saj në krah.

“Jeto, dashuro, qesh”, shkruan Eni teksa publikon foton në Instagram.

Menjëherë fansat dhe miqtë e afërt kanë shpërthyer me komente dhe urime për dyshen, por ai që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Gretës.

Eni Koçi dhe Genci nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre, të paktën zyrtarisht. Çifti janë footgrafuar disa herë bashkë nga paparacët, por fotoja e sotme është e para e publikuar nga Eni, e cila konfirmon lidhjen në këtë mënyrë

Shpërndaje në: