Jetoi 40 vjet në stadium, klubi i Vushtrrisë merr vendim të madh
Shtëpia e cila ishte ndërtuar në vitin 1978 dhe në të cilën jetonin qifti Raif dhe Fahrie Gërguri do të rrënohet.
Ky objekt prishte pamjen e stadiumit dhe shkaku i familjarëve kishte mbetur pa u rrënuar.
Tek tani, kryesia e tanishme e Vushtrrisë ka bërë zgjidhjen dhe për këtë plakes Fahrie do t’i ndërtohet shtëpi e re, pasi Raifi kishte ndërruar jetë vite më parë.
“Kryesia e FC Kosova Vushtrri në krye me Mexhit Merovci , Ximi Zariqi Naser Imeri, Jeton Mehmeti në bashkëpunim me kryetarin e BIK-ut për Vushtrri, Shemsi Rrahimi, e cili ka nda parcelën e tokës në lokacionin në rrugën Hazir Xhaka, do ta ndërtojnë shtëpinë e zonjës Fahrie Gërguri bashkëshortes së të ndjerit Raif Gërguri, e cila për shumë vite me rradhë (prej vitit 1978) vendbanimin e kishte në stadiumin e qytetit pa u gjendur një zgjidhje për banim”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë në faqen zyrtare në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.



