Jo më e re, por gjithmonë e bukur, ja sa vjeç bën Julia Roberts
Me një sukses të përbotshëm dhe me një karrierë disa vjeçare, edhe për ‘gruan e përkryer’ të të gjitha kohërave ka ardhur momenti që të rritet.
Po po është e vërtetë, ikona e kinematografisë dhe Hollivudit Julia Roberts mbush nesër 50 vjeçe. Normalisht që në këtë moshë nuk mund të quhet më e re, por nuk mund të thuhet që nuk është e bukur.

Buzëqeshja pas të cilës ka rënë në dashuri gjysma e botës është pothuajse e njëjta dhe nuk ka qenë rastësi që People në pranverë e nominoi si “gruaja më e bukur në botë”, titull që e ka fituar 5 herë.




