Jo vetëm Juve dhe Inter, Simeone tenton afrimin e Keita
Keita Balde mund të përfundojë te Atletico Madrid në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Lazios ka një kontratë me ekipin bardhekaltër që skadon në qershor të 2018 dhe biseda për rinovimin e marrëveshjes deri në këto momente nuk ka pasur.
I konfirmuar tashmë si një protagonist absolut gjatë merkatos së verës, falë 16 golave të realizuar në 31 ndeshje, në skenë janë shfaqur dhe kandidatët e parë të cilët kanë shfaqur interes për të pasur në dispozicion shërbimet e 22-vjecarit.
Milani dhe Juventus në Itali, ndërsa nga Spanja Seviglia dhe Atletico Madrid. Së fundmi Diego Simeone kërkon me ngulm transferimin e Keita Balde. Sidoqoftë tratativa ka një pengesë, vendimi i gjykatës së Tas-it së bashku me FIFA-n, ia ndalon zhvillimin merkatos Atleticos së Madridit, për shkak se ka thyer rregullat në lidhje me transferimin e futbollistëve nën moshë.
Vendim që nuk i shqetëson colchoneros, pasi janë besim plotë, se ky ndëshkim do të hiqet.



