Joe Hart transferohet te Milani?
Milani është duke u interesuar për portierin anglez të Manchester City, Joe Hart.
Skuadra rosonere është shokuar gjatë kësaj jave me lajmin e marrë nga Gianluigi Donnarumma, se ai nuk do ta vazhdojë kontratë me klubin.
Kontrata aktuale e portierit italian i skadon në qershor 2018.
Tashmë, drejtuesit e Milanit kanë filluar kërkimin e një portieri të ri për portën e ri dhe emrat të cilët po përmenden janë Mattia Perin, Neto dhe Ëojciech Szczesny.
Megjithatë, sipas lajmet të sotme të The Sunday Express, Rossonerët gjithashtu po konsiderojnë edhe një afrim të portierit anglez, Hart.
Ai e kaloi këtë sezon me huazim në Torino, por klubi Granata nuk mund të përballojë pagën e tij për një transferim të përhershëm.
Manchester City nuk ka vend për anglezin, por nuk duket se ka ndonjë klub të përgatitur për ta blerë atë për gati 30 milion euro. /Periskopi/



