John Terry: Po të isha si Sarri, do të shkoja e do ta nxjerrja vetë jashtë Kepa-n (Video)

John Terry: Po të isha si Sarri, do të shkoja e do ta nxjerrja vetë jashtë Kepa-n (Video)

Në një diskutim në Sky Sports menjëherë pas ndeshjes finale të Carabao Cup mes Manchester Cityt dhe Chelseat, ku kjo e fundit pësoi pavarësisht që u mbajt mirë përballë ekipit më të mirë në Evropë, ishin të ftuar John Terry, Jamie Redknapp dhe Pablo Zabaleta, shkruan Periskopi.

Terry, legjendë e Chelseat që ka fituar 15 trofe të rëndësishëm me këtë skuadër, përfshirë edhe katër tituj të Ligës Premier dhe një Ligë të Kampionëve, u shfaq mjaft i ashpër ndaj portierit aktual Kepa Arrizabalaga.

Ai tha se ishte e tmerrshme ta shihje Sarrin në ato momente zemërimi, pas një performance mjaft të mirë të Chelseat ndaj Cityt.

Dhe se po të ishte në vendin e tij, do të shkonte e do ta nxirrte vetë jashtë fushës Kepan.

Terry ishte i njohur për karakterin e tij problematik edhe brenda fushës së gjelbër. /Periskopi

Shpërndaje në: