Jolie e përfshirë në komplot për arrestimin e kryekomandantit të Ugandas
Angelina Jolie dikur kërkohej që të merrte pjesë në një komplot të çuditshëm për të arrestuar kryekomandantin e Ugandas, Joseph Kony së bashku me të shoqin e atëhershëm Brad Pitt.
Sipas një raporti të botuar në Sunday Times të Londrës, Luis Moreno Ocampo, ish-kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, kërkoi që aktorja ta vë në grackë Kony-n.
Informacioni u publikua fillimisht nga Mediapart, gazetë e njohur franceze, artikulli i së cilës ishte publikuar të premten dhe iu dha në dispozicion gazetës britanike.
Moreno Ocampo njoftohet se e angazhoi Jolie në pranverën e vitit 2012 duke u përpjekur për nxitje të saj dhe bashkëshortit të saj atë kohë Brad Pitt, në një komplot për të dërguar Kony në paraburgim në Republikën e Afrikës Qendrore, ku ai kishte bazën.
Joseph R. Kony është udhëheqësi i Ushtrisë së Rezistencës së Zotit (LRA), një grup guerilësh që dikur operonin në Uganda.
“Harrojeni të famshëm të tjerë, ajo është ajo”, shkroi Moreno Ocampo në një e-mail.
“Ajo pëlqen ta arrestojë Konin. Ajo është gati. Ndoshta Brad do pranojë gjithashtu’’.
Moreno Ocampo donte të fuste Jolie dhe Pitt me Forcat Speciale të SHBA pranë kështjellës së Kony por ky plan sipas raportit, nuk u realizua kurrë.
Ai madje i tha asaj se trupat amerikane ‘janë të etur për të marrë Kony, dhe pas takimit, ata do ta bëjnë atë. ‘
Ish-prokurori tha se Jolie kishte rekomanduar se ajo mund të joshte kryekomandantin Kony të darkonte, si një komplot për ta arrestuar atë, thuhet tutje nw raportin e publikuar, transmeton Klan Kosova.



