Joni Keta shpallet kreu i BKH`së, e cilësuar si FBI`ja shqiptare

Joni Keta shpallet kreu i BKH`së, e cilësuar si FBI`ja shqiptare

Me 11 vota pro dhe asnjë kundër nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Joni Keta u shpall kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cilësuar si FBI-ja shqiptare.

Mbledhja e Këshllit të Lartë të Prokurorisë u ndoq edhe nga përfaqësuesi amerikan i Misionit që asiston SPAK-un.

DISKUTIMET PARA VOTIMIT

Anetari i KLP, Vate Staka: Duhet të lexojmë relacionin.

Anëtarët e KLP, Sokol Stojani dhe Ledina Riza: S’kemi pse lexojmë raportin e SPAK-ut.

Anëtarja Arta Mandro: Lidhur me transparencën, besoj që s’ka ndonjë problem të njihet edhe media me relacionin që ka pergatitur komisioni i KLP-së.

Anëtari Erind Mërkuri: Nuk ka ndonjë ndalim, mbetet në diskrecionin e Këshillit.

Shpërndaje në: