Jose Mourinho apo Donald Trump: Të kujt janë këto thënie?
Është trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton Periskopi
Më poshtë ju sjellim 10 thënie të njohura nga dy protagonistët:
1. Për Zotin: “Ai duhet të mendojë që unë me të vërtetë jam një njeri i shkëlqyer. Ai patjetër duhet ta mendojë këtë, sepse ndryshe ai nuk do të më kishte dhënë mua kaq shumë. Unë kam familje të shkëlqyer. Unë punoj në vendin ku kam ëndërruar gjithmonë për të punuar,”
Jose Mourinho
Donald Trump
2. Për përulje: “Unë mendoj që jam shumë i përulur. Unë mendoj se jam aq shumë i përulur saqë ju nuk mund ta imagjinoni,”
Jose Mourinho
Donald Trump
3. Për kritikat nga mediat: “Shikoni pak për mënyrën se si jam trajtuar kohët e fundit, veçanarisht nga mediat… ju nuk duhet t’i leni ato që të ju ulin poshtë personalitetin. Unë mendoj se kjo është arsyja pse ne fitojmë.
Jose Mourinho
Donald Trump
4. Sa i përket asaj për të mos thënë asgjë: “Unë nuk kam asgjë për të thënë. Asgjë, asgjë për të thënë. Asgjë për të thënë. Asgjë për të thënë më vjen keq, unë nuk kam asgjë për të thënë,”
Jose Mourinho
Donald Trump
5. Sa i përket suksesit: “Nëse ai ka të drejtë dhe unë jam i frikësuar nga dështimi, kjo është sepse unë kam dështuar disa herë,”
Jose Mourinho
Donald Trump
6. Sa i përket dashurisë: “Njerëzit më duan. Dhe e dini çka, unë kam qenë shumë i suksesshëm. Të gjithë më duan mua,”.
Jose Mourinho
Donald Trump
7. Sa i përket një biografie: “Nëse vendosin të bëjnë një film për mua, unë mendoj se George Clooney duhet ta luaj rolin tim. Ai është aktor i shkëlqyer dhe gruaja ime mendon se ai do të ishte i përkryeri për të luajtur rolin tim,”
Jose Mourinho
Donald Trump
8. Në progresin në karrierë: “Unë kam një problem , është se po bëhem secilën herë e më i mirë në punën që e bëj,”
Jose Mourinho
Donald Trump
9. Sa i përket punës: ” Është e prekshme, është e fortë, është e bukur, është artistike ”
Jose Mourinho
Donald Trump
10. Sa i përket rivalëve: “Dhe për të gjithashtu të mendojë për mua dhe të flasë për mua, mendoj se gruaja duhet të zërë kohën e saj dhe nëse ajo kujdeset për dietën e burrit të saj ajo do të ketë më pak kohë për të folur për mua ”
Jose Mourinho
Donald Trump. /Periskopi/



