Jose Mourinho i nervozuar flet se si u largua Salah nga Chelsea

Jose Mourinho i nervozuar flet se si u largua Salah nga Chelsea

Mohamed Salah po tregon formë të shkëlqyer me Liverpoolin, derisa më herët në Premier League ishte pjesë e Chelseat

Jose Mourinho e bleu Mohamed Salahun në kohën sa ishte trajner i Chelseat, ndërsa portugezi nuk i jepte shumë hapësira yllit egjiptian, transmeton Periskopi.

“Është hera e parë që unë do ta them këtë, por është një tjetër padrejtësi që është folur për mua, njerëzit thonë se unë isha ai që shiti Salahun dhe është e kundërta. Unë e bleva Salahun,” ka thënë ‘Special One’.

“Ishte e kundërta, unë e bleva Salahun, unë isha ai që i tha Chelseas ta blejë Salahun.

“Salah erdhi në Chelsea, por ai erdhi si një fëmijë i ri, fizikisht ai nuk ishte gati , mendërisht ai nuk ishte i gatshëm, në mënyrë shoqërore dhe kulturore ai ishte i humbur dhe gjithçka ishte e vështirë për të,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: