Jose Mourinho shkarkohet nga Manchester United?
Në vitin e parë në ‘Old Trafford’, portugezi nuk pati paraqitje për t’u mbajtur mend në Premierligë, ndërsa në garat tjera arriti sukses duke fituar Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës.
E në sezonin e dytë, prioriteti kryesor i pasardhësit të Ferguson, ishte titulli i Premierligës.
Por duke parë si kanë rrjedhur gjërat, vështirë të besohet se Manchester United do të arrijë një gjë të tillë, me Manchester Cityt që po “shkatërron” gjithçka që po i del para.
Kjo ka bërë që drejtuesit e Manchester Unitedit të mendojnë ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin portugez në fund të sezonit.
Emrat e mundshëm për të zëvendësuar atë janë Mauricio Pochettino, Massimiliano Allegri, Joachim Low, Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti.



